AKSIDENT ME VD*KJE NË BILAJ TË KRUJËS/ Viktima humb jetën në vendngjarje (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2026, 20:41
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Bilaj të Krujës. Ngjarja ka mobilizuar shërbimet e policisë dhe grupin hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident ka humbur jetën një person.
Ende nuk janë bërë publike identiteti i viktimës dhe shkaqet që çuan në ngjarjen e rëndë.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët kanë nisur veprimet procedurale dhe po kryejnë këqyrjen e zonës për të dokumentuar dinamikën e aksidentit.

