Liverpool bën ligjin në “Old Trafford”, mposht Man.United dhe ndjek Cityn në krye!

Liverpool bën ligjin në “Old Trafford”, mposht Man.United

Manchester United është mposhtur në shtëpi nga Liverpool me shifrat e thella 0-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 3-të të Premier League.

Përballë njëra-tjetrës, ishin dy ekipe që kanë bërë histori në futbollin anglez, por në ndeshjen e sotme, ekipi i Arne Slot, ishte dominues në çdo aspekt.

Pjesa e parë në “Old Trafford”, u mbyll me avantazhin 0-2 të miqve, pas dopietës së shënuar nga Luis Diaz, në minutat 35 dhe 42.

Edhe fraksioni i dytë i lojës, nuk kishte shumë histori, pasi Liverpool, dukej i papërmbajtshëm.

Mohamed Salah, realizoi edhe golin e tretë në minutën e 56-të, duke vulosur rezultatin në 0-3.

Për Liverpool, kjo është fitorja e tretë radhazi dhe i bashkohet skuadrës së Manchester City në krye me 9 pikë.

Në krahun tjetër, Man.United, pëson humbjen e dytë radhazi në kampionat dhe zbret në vendin e 14-të me 3 pikë.

EMISIONET