Leonardo: PSG dështoi të mbështeste Messin dhe Neymar

Leonardo: PSG dështoi të mbështeste Messin dhe Neymar

Ish-drejtori sportiv i PSG, Leonardo ka komentuar në lidhje me largimin nga klubi francez të dy yjeve Lionel Messi dhe Neymar.

Argjentinasi vendosi të vazhdojë karrierën tek Inter Miami, ndërsa braziliani u transferua në Arabinë Saudite tek ekipi i Al Hilal.

Të dy kaluan një periudhë jo të mirë vitin e shkuar në raportet e tyre me klubin parizien. Gjithashtu edhe tifozët ishin të pakënaqur me performancën e tyre në fushë.

Por ish-drejtori Leonardo është shprehur se kjo situatë erdhi pasi klubi nuk diti t’i menaxhonte dy lojtarët. PSG dështoi t’i mbështeste Messin dhe Neymar.

“Njerëzit duhet të kenë komfort. Këta lojtarë kanë nevojë për një gjendje shpirtërore të mirë,ata duhet të ndjejnë mbështetjen, duhet të ndjehen të dalluar”, tha Leonardo.

“Dhe ata që duhet ta bëjnë këtë janë klubi, ne dhe trajnerët. Këta djem që kanë atë nivel talenti nuk janë të vështirë.

Ata zgjidhin më shumë probleme se sa krijojnë, nëse problemi i tyre duhet të zgjidhet, është e kryer”, shtoi ai. 

EMISIONET