Lamçe: Lojtarët e huaj nuk bëjnë diferencën në kampionatin shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2025, 21:49
Ish-arbitri, Shpëtim Lamçe i ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se lojtarët e huaj nuk bëjnë diferencën në kampionatin shqiptar.
Lamçe: Balaj ka dalë nga rrëdhët tona kështu që është futbollist shqiptar.
Ndërsa ata elementë që kanë ardhur të huaj, që kanë ardhur shumë të huaj për mendimin tim nuk është se janë lotjarë që bëjnë diferencën me elementët që ka në kampionatin shqiptar.
Nëse do të marrësh lojtarë të huaj, duhet të bëjnë diferencën.
Duhet të ketë lojtarë sulmues që të bëjnë diferencën, të shënojnë gola.

