Rreziku i lartë nga zjarret/ Kryeministri Rama: Ky sezon, e gjithë përgatitja jonë. Është rritur kapaciteti i zjarrfikësve

Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me zjarrfikësit dhe trupat e Emergjencave Civile.
Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal tek rreziku i lartë nga zjarret, duke theksuar se ky sezon do të tregojë të gjithë përgatitjen e strukturave dhe autoriteteve.
Rama shtoi se qeveria do të vazhdojë të investojë në modernizimin e shërbimit.
“Shqipëria është shumë e vogël dhe nuk duhet të humbasë asnjë hektar, kemi bërë përgatitje. Ky sezon sdo të jetë provë për çfarë jemi përpjekur të përmirësojmë, për të pasur performancë më të mirë. Kjo provë kërkon disiplinë dhe investim të pandërprerë. Kemi mbyllur procedurën për 3 avionë që do vijnë në fund të vitit, kemi një proces të dakordësuar që në momentin e një nevoje të veçantë, kemi në dispozicion edhe avionë që vijnë nga ajo bazë ku po përgatiten dhe po bëhen gati avionë e rinj. Ne do përpiqemi ta shoqërojmë me mbështetje konkrete, kapaciteti zjarrfikës është rritur dhe do vazhdojë të rritet. Do investojmë në modernizimin e shërbimit”, theksoi ai.

