Kryeministri Rama kërkon europianin e të rinjve në Shqipëri

Në ndalesën e bërë në Vlorë ku prezantoi tre projektet për stadiumin dhe kompleksin e ri sportiv, u ndal edhe te akademia e re nën “ombrellën” e Manchester City-t dhe tek projekti për të organizuar një eveniment ndërkombëtar të UEFA-s.

"Sot me këto stadiume, presidenti e ka theksuar në dy prezantimet e tjera dhe nuk e dëgjova ta përsëriste sot dhe po e përsëris unë, ne faktikisht krijojmë infrastrukturën futbollistike të standardeve të FIFA-s dhe të UEFA-s më të plotën në rajon edhe pse kemi ende shumë për të bërë. Krijojmë një infrastructure, e cila do të na shërbejë dhe do të bëjmë çmos që këto stadiume t’i përfundojmë në kohën e duhur për organizimin e kampionatit europian të futbollit për moshat U-18, pra për kombëtaret e të rinjve..

E nga ana tjetër, me krijimin e akademisë dhe të shkollës së futbollit të Manchester City-t në Durrës, ne hapim një tjetër cikël për të ngjitur në një nivel të ri edukimin dhe unë jam duke folur me një tjetër klub të madh futbolli që të mund ta fusim në bashkëpunim me akademinë e re që po bën Sokol Kushta që të kemi dhe në Vlorë një akademi futbolli me standardet më të larta ndërkombëtare dhe me mbështetjen e një tjetër klubi të madh futbolli në Europë". 

EMISIONET