Rama dhe Duka në Vlorë për prezantimin e projektit të stadiumit të ri, "Flamurtari" bojkoton takimin. Reagon kreu i FSHF-së
Prezantohet sot në Vlorë projekti për stadiumin e ri. Janë tre studio në garë. I pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, por edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka.
Konkursi ndërkombëtar quhet “Qendra e re e Vlorës” dh eu prezantua fillimishgt nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se vijon punën për kontrata me klube prestigjoze të futbollit në botë.
Ndërkohë në një njoftim zyrtar, klubi i futbollit Flamurtari ka bërë me dije se do të largohet nga salla në momentin kur do të referojnë përfaqësues të FSHF-së.
Nisur nga kjo, Presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi ka bojkotuar nisjen e takimit në qytetin e Vlorës, ku po prezantohet projekti i stadiumit të ri të qytetit. Shkak për këtë mungesë janë përplasjet që Idrizi ka me kreun e FSHF-së Armando Duka.
Ditën e shtunë datë 6 Maj 2023 në teatrin “Petro Marko“, në një dëgjesë publike ,shpallet projekti fitues i “Vlora Sport“.
"Flamurtari Footboll Club , gjatë dëgjesës refuzon të jetë bashkëdëgjues në momentin kur do të referojnë të deleguarit e Federatësë Shqiptare të Futbollit.
Kjo formë civile e protestës, vjen mbas penalizimeve të njēpasnjëshme ndaj klubit, ku rasti më i fundit është mbyllja e stadiumit deri në fund të sezonit me vendimin arbitrar për të mbajtur jashtë stadiumit, sportdashësit vlonjat. Refuzojmë teatrin absurd të Federatësë Shqiptare të Futbollit!", thuhet në reagimin e Flamurtarit.
Në një prononcim për mediat, kreu i FSHF-së Armand Duka mohoi të ketë një përplasje me përfaqësuesit e klubit vlonjat.