Kaos në Paris, tifozët kundër Messit, lojtari zyrtarizon largimin

Kaos në Paris, tifozët kundër Messit, lojtari zyrtarizon largimin

Jorge Messi theu akullin duke bërë të ditur se djali i tij, Lionel nuk do të rinovojë me PSG dhe vendimin ia ka bërë të ditur klubit pak javë më parë edhe pse ka pasur një klauzolë në kontratë që mund të vazhdonte edhe një sezon. 

Ndërkohë në qëndrën stërvitore të PSG, tifozët si rrallëherë kanë dalë me kore kundër argjentinasit. Largimi i tij drejt Arabisë Saudite pas humbjes me Lorient, ka rritur tensionin në klub.

Drejtuesit e kanë pezulluar për dy javë kampionin e botës si masë ndëshkimore për mungesën e tij në stërvitje e tashmë as tifozët nuk dëshirojnë ta shikojnë me fanellën e PSG. 

Al Hilal i ka ofruar 400 milionë në sezon ndërsa Barcelona nuk mund ta transferojë. Rreziku i vetëm i arabëve mbetet Inter Miami në MLS.

EMISIONET