Serie A, Milan bën “vetëvrasje”, Inter, Lazio dhe Juve drejt Champions League (VIDEO)

Serie A, Milan bën “vetëvrasje”, Inter, Lazio dhe Juve

Raundi i 33-të i Serie A zhyt Milanin dhe Romën ndërsa shtyn drejt zonës Champions Lazion, Interin dhe Juventusin.

Rezultate të papritura ditën e sotme në Itali ku Milani bëri “vetëvrasje” në shtëpi duke barazuar 1-1 me Cremonesen, ndërsa Interi shkatërroi 6-0 Veronën në transfertë duke u konsoliduar në pozitat e vendit të katërt.

Nga dy gola Dzeko dhe Martinez konfirmuan formën fantastike të zikaltërve që shkatërruan veronezët duke lënë pas Romën dhe Atalantën në vendet 5 dhe 6 por edhe Milanin me 3 pikë më pak në vendin e shtatë.

Ndryshon diskutimi për Lazion dhe Juventusin që duket se e kanë siguruar biletën Champions. Bardhekaltërit kaluan 2-0 Sassuolon për të ruajtur vendin e dytë me 1 pikë më shumë se Juventus që kaloi me vështirësi Lecce-n ku Vlahovic u rikthye te goli pas shumë kohësh.

Zhgënjen edhe Roma që nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në fushën e Monza-s dhe tashmë për Jose Mourinhon bëhet më e vështirë por ekipi verdhekuq e ka edhe një bonus të rëndësishëm pasi javën e ardhshme pret në “Olimpico” Interin.

EMISIONET