Kampioni shqiptar mbetet në Napoli, ja detajet e kontratës së re të Rrahmanit
Mbylli një sezon fantastik dhe pothuajse perfekt e për këtë Napoli e shpërblen me një kontratë të re. Amir Rrahmani rinovon me klubin e kaltër edhe pse trajneri Luciano Spalletti do të largohet pas ndeshjes së fundit të sezonit.
Komunikata e Napolit:
“Njoftojmë se SSC Napoli ka zhgjatur kontratën me Amir Rrahmanin deri në vitin 2027 me opsion edhe për një vit tjetër deri në 30 qershor 2028”.
Mbrojtësi i Kosovës mbërriti në Napoli gjatë vitit 2020 pasi u ble nga Verona dhe me fanellën e kaltër numëron 95 ndeshje dhe 7 gola të shënuar. Kontrata e vjetër e ish-mbrojtësit të Partizanit skadonte në vitin 2024.