Inter i frikshëm, zikaltërit mposhtin Udinesen me “poker” golash dhe rimarrin kreun e Serisë A

Inter i frikshëm, zikaltërit mposhtin Udinesen me “poker”

Inter ka arritur të marrë një tjetër fitore të rëndësishme, dhe këtë mbrëmje ndaj Udinese me rezultatin 4-0.

Zikaltërit ishin dominues totalisht, ku në pjesën e parë arritën të shënonin edhe tre gola, me Calhanoglu, Dimarco dhe Thuram.

Skuadra e Simone Inzaghit nuk e vuri në diskutim në asnjë moment sfidën e sotme, pasi qëllimi i vetëm i tyre ishte vetëm fitorja, dhe këtë gjë ia arritën me thjeshtësi maksimale.

Në pjesën e dytë, ishte kapiteni Lautaro Martinez shënoi një gol fantastik.

Argjentinasi mori topin me një dinakëri në mesin e fushës dhe depërtoi deri pranë zonës së kundërshtarit e më pas goditi potencialisht nga distanca duke shënuar golin e rezultatit 4-0.

Me këtë fitore, Inter rimerr kreun e tabelës me 38 pikë, dy më shumë se Juventus i vendit të dytë.

EMISIONET