Pesë viktima nga një tërmet me magnitudë 5.5 në Peru

Pesë viktima nga një tërmet me magnitudë 5.5 në Peru

Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur dhe 20 të tjerë të lënduar si pasojë e një tërmeti me magnitudë 5.5 që ka goditur Perunë vonë të shtunën, kanë njoftuar autoritetet vendase të dielën.

Rreth 300 persona janë zhvendosur nga vendbanimet e tyre.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) ka raportuar se tërmeti ka ndodhur të shtunën në orën 21:24 me orën lokale, me epiqendër dy kilometra në jugperëndim të qytetit Sicaya, në provincën Huancayo.
Instituti Kombëtar i Mbrojtjes Civile të Perusë ka deklaruar se numri i përgjithshëm i personave të zhdukur mbetet ende i panjohur.

Ekipet e emergjencës po punonin të dielën në vendin ku ishin shembur disa ndërtesa dhe shtëpi.

EMISIONET