GALATASARAY ELIMINON JUVEN/ Atalanta përmbys Dortmund, e vetmja skuadër italiane në 1/16
Juventusi nuk ia ka dalë të bëjë mrekullinë në Torino, duke u eliminuar kështu nga Champions ligë. Bardhezinjtë triumfuan 3 me 2, por fitorja nuk mjaftoi duke i dhënë mundësinë Gallatasarait të kualifikohet në fazën e 1/16-tave. Atalanta mbetet e vetmja skuadër italiane në champions, pasi mposhti 4 me 1 Dortmundin në shtëpi.

Juventus i ka dhënë lamtumirën champions ligës. Skuadra e Spaletit arriti të triumfonte 3 me 2, po fitorja nuk i mjaftoi pasi kishin humbur sfidën e parë me rezultatin 5 me 2.
Edhe pse me 10 lojtare Bardhezinjtë arritën ta dërgojnë sfidën në shtesëm, pasi koha e rregullt u mbyll 3 me 0 për italianët. Juventus zhvilloi një ndeshje të madhe brenda 90 minutave, por u dorëzua në shtesë.
Pjesa e parë mes dy skuadrave u mbyll në avantazh të bardhezinjve, të cilët shënuan me anë të Lokatelit.
Në fillim të pjesës së dytë, Juventus mbeti me 10 lojtarë pas Llojd Kelli, doli me të kuq. Megjithatë, skuadra e Spaletit nuk u dorëzua dhe ia doli të shënojë edhe dy herë të tjera. Në minutën e 70-të, Gati dyfishoi rezultatin.
10 minuta nga fundi Mek Keni realizoi golin e tretë duke rritur shpresat e bardhezinjve.
Në minutat shtesë të kohës së rregullt, Xhegrova kishte shansin të bëhej hero, por goditja e tij përfundoi jashtë .
Shpresat e badhezinjvë u shuan në shtësë, aty ku Osimen ia doli të shënojë golin e parë për turqit.
Bardhezinjtë u hodhën në sulm duke lënë hapsira mbrapa dhe nga kjo gjë përfituan turqit të cilët shënuan edhe golin e dytë një minutë nga fundi. Kështu, Gallatasarai kualifikohen në fazën e 1/16, ndërsa Juventusit i mbetet të fokusohet vetëm në kampionat.
Atë që nuk e bëri Juventus e bëri Atalanta. Skuadra Bergamaske përmbysi Dortmundin në shtëpi duke siguruar kualifikimin në fazën e 1/16-tave. Italianët bënë të pavlefshëm fitoren 2 me 0 të gjermanëve në sfidën e parë, teksa në atë të kthimit, triumfuan 4 me 1.
Atalanta e nisi mirë sfidën teksa shënoi që në minutën e 5 me Skamakën.
Në fund të pjesës së parë, italianët shënuan edhe të dytin duke ia bërë sfidën më të lehtë në pjesën e dytë.
Pas rreth një ore lojë, bergamaskët shënuan edhe golin e tretë me Pasaliç.
Adeyemi realizoi golin e vetëm të sfidës në minutën e 75 që mund ta dërgonte sfidën në shtesë.
Megjithatë, italianët arritën të fitonin një penallti në kohën shtesë. Samardzic u tregua i saktë nga 11 metrat duke i dhënë kualifikimin bergamaskëve në fazën e 1/16. Atalanta mbetet kështu e vetmja skuadër italiane në champions ligë.

