FOTO/ “Po na zhveshin”, në Itali ngrenë alarmin, jo vetëm yjet, Arabia i rrëmben edhe strategët

FOTO/ “Po na zhveshin”, në Itali ngrenë alarmin, jo

Me miliona në tavolinë, Arabia Saudite po i rrëmben Evropës jo vetëm yjet e futbollit, por edhe trajnerët.

C.Ronaldo ishte pionieri i parë, ndërsa në vitet e fundit po e ndjekin shumë lojtarë, jo vetëm ata që janë në fund të karrierës, por dhe talente të rinj. Ky trend, gjithnjë e më shumë në rritje, po shqetëson jo pak kontinentin e vjetër.

FOTO/ “Po na zhveshin”, në Itali ngrenë alarmin, jo

Në Itali, Corriere dello Sport ngre alarmin: “Po na zhveshin”, shkruan e përditshmja italiane në faqen e parë, duke iu referuar disa lëvizjeve që pritet të ndodhin në vitet e ardhshme.

Roberto Mancini është shembulli ideal për të përshkruar këtë shtegtim. Trajneri braktisi Italinë brenda natës duke pranuar milionat e përfaqësueses saudite.

Mancinin pritet ta ndjekin edhe dy trajnerë të tjerë si Mourinho dhe Sarri. Pak kohë më parë, tekniku portugez foli me bindje: “Herët apo vonë do të shkoj në Arabi”, theksoi tekniku i Romës.

Corriere dello Sport shton se në Azi pritet të transferohen edhe lojtarë si Rabiot dhe Dybala, dy lojtarë që janë në kulmin e karrierës së tyre.

Arabia Saudite po investon miliona në futboll për të rritur imazhin e vendin i cili në 2034 do të mirëpres Kupën e Botës.

FOTO/ “Po na zhveshin”, në Itali ngrenë alarmin, jo

EMISIONET