FOTO/ Armand Duka nga ceremonia hapëse e Botërorit 2026: Aty ku bota flet futboll!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale nga ceremonia hapëse e Kupës së Botës 2026, duke përcjellë atmosferën e eventit më të madh të futbollit botëror.

Në postimin e tij, Duka shkroi: “Kupa e Botës FIFA 2026 – Aty ku bota flet futboll.”
Mesazhi i zv-presidentit të UEFA-s u publikua gjatë aktiviteteve të ceremonisë hapëse të turneut, i cili për herë të parë në histori zhvillohet në tre vende organizatore: Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika.

Botërori 2026 ka mbledhur 48 kombëtare nga e gjithë bota dhe pritet të jetë edicioni më i madh i zhvilluar ndonjëherë. Ceremonia hapëse solli një atmosferë festive dhe emocionuese, duke shënuar nisjen zyrtare të një muaji spektakli futbollistik që do të kulmojë me finalen e madhe në muajin korrik.

