Pulisic paralajmëron rivalët para Botërorit: Nuk kemi frikë nga askush, duam të jemi një forcë e vërtetë!

Ylli i kombëtares amerikane, Christian Pulisic, ka dërguar një mesazh të qartë për rivalët në prag të debutimit të SHBA-ve ndaj Paraguai në Kupën e Botës 2026.
Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, sulmuesi i AC Milan u shpreh i bindur se kombëtarja amerikane është gati të përballet me çdo kundërshtar.
“Nuk kemi frikë, ky është momenti ynë. Duam të jemi një forcë e vërtetë në këtë Kupë Bote, të aftë për t’u përballur me këdo”, deklaroi Pulisic.
Futbollisti amerikan foli edhe për raportin e veçantë me shokun e skuadrës, Weston McKennie, me të cilin ka luajtur që në moshë të re.
“Kur përballesh me një ndeshje kaq të rëndësishme, të ndihmon të kesh pranë lojtarë që i njeh që nga fëmijëria. Dëshiron të luftosh për ta dhe të mos i zhgënjesh”, tha ai.
Pulisic theksoi gjithashtu se ndihet më i pjekur dhe më i përgatitur krahasuar me Botërorin e kaluar në Katari.
“Jam më i qetë falë përvojës që kam fituar. Mendoj se sot jam një futbollist më i mirë se katër vite më parë dhe eksperienca në Itali më ka ndihmuar shumë në zhvillimin tim”, u shpreh ylli amerikan.
SHBA-ja do ta nisë aventurën në Botërorin 2026 me ambicie të mëdha, teksa luan turneun në shtëpi dhe synon të jetë një nga surprizat e kompeticionit.

