Kush janë vëllezërit Koçeku të kërkuar nga SPAK, ‘krerët’ e grupit të trafikut! Ja çfarë pasurisë iu sekuestruan atyre dhe Ilir Shtufit (LISTA)
SPAK ka goditur një grup të strukturuar kriminal që dyshohet se vepronte në zonën e Kamzës në fushën e trafikut të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave. Sipas hetimeve, grupi dyshohet se drejtohej nga vëllezërit Abedin dhe Luçiano Koçeku, të cilët tashmë janë shpallur në kërkim.
Luçiano Koçeku është një emër i njohur edhe në botën e biznesit. Ai rezulton pronar i vetëm i shoqërisë “G.A.V Invest”, e themeluar në Tiranë në tetor të vitit 2022. Kompania ushtron aktivitet në fushën e ndërtimit, projektimit, investimeve civile, turistike dhe industriale, si dhe në sektorin e hotelerisë dhe shërbimeve.
Emri i Luçiano Koçekut u bë publik edhe në gusht të vitit 2024, kur ai u përfshi në një incident dhune në një resort luksoz në Palasë, ngjarje që mori vëmendje të gjerë mediatike.
Ndërkohë sipas raportimeve, vëllezërit Koceku janë vendosur në Dubai prej shumë vitesh dhe masa e sigurisë së arrestit të lëshuar nga SPAK, nuk është ekzekutuar.
Në kuadër të këtij operacioni, po ashtu janë lëshuar 20 masa sigurie, përfshi këtu edhe Ilir Shtufin, pasuritë e të cilit janë sekuestruar në grup me atë të vëllezërve Koçeku.
Sekuestrimet e pronave të Ilir Shtufit dhe familjes Koçeku
-2000 m2 në Green Coast, ku do ndërtohen 2 vila dhe pishinë (në emër të Nova Construction)
Apartament duplex 176.3 m2 te “Garden Building” (e Nova Construction), e lidhur me Rigels Islamaj
Apartament 110 m2 te “Garden Building” e blerë nga Laert Koçeku
Apartament 165 m2 te “Garden Building” e blerë nga Laert Koçeku
Apartament 69.6 m2 te “Garden Building” e blerë nga Elona Koçeku (me pëlqim të Nova Construction)
Depo te Garden Building” e blerë nga Laert Koçeku
Vilë e ERALD-G të Gëzim Islamit në Gjilekë
43% e blerjeve që ERALD-G ka bërë në “Garden Building” të Ilir Shtufit
38% e një pallati 16 katësh (33.719 m2) te “Mine Peza“, që i takon Luçiano Koçekut
38 PASURI TË PALUAJTSHME të Nova Construction të Ilir Shtufit në rrugën “Stavri Themeli”
106 garazhi në “COLONADE” në Tiranë, në ndërtim nga të Nova Construction të Ilir Shtufit
Biznes në “COLONADE”
23 APARTAMENTE NË “COLONADE”, të Ilir Shtufit
7 PASURI të Luçiano Koçekut në Tiranë, 5 në bashkëpronësi me Gëzim Islamin
30% e aksioneve të Unlimited Counstruction, që i ka ERALD-G por që SPAK thotë se I takojnë Luçiano Koçekut
“MAZO BAR” e Luçiano Koçekut dhe 2 llogari bankare të saj
Biznesi “G.A.V. Invest”, e Luçiano Koçekut dhe 3 llogaritë bankare të tij
Palestra “Infinity Group” e lidhur me Koçekun dhe llogaritë bankare
33 LLOGARI BANKARE të Luçiano Koçekut
8 LLOGARI BANKARE të Greta Tola, gruaja e Luçiano Koçekut


