Koreja e Jugut përmbys Çekinë, ndihmohet edhe nga teknologjia VAR

Koreja e Jugut përmbys Çekinë, ndihmohet edhe nga teknologjia

Në stadiumin e Guadalajara-s, në Guadalajara, Koreja e Jugut arriti një fitore të rëndësishme me rezultatin 2-1 ndaj Rpublikës Çeke, në një ndeshje të vlefshme për Grupin A të Botërorit.

Pas një pjese të parë pa gola, çekët kaluan të parët në avantazh në minutën e 58-të me anë të Ladislav Krejčí, i cili zhbllokoi rezultatin.

Reagimi i koreanëve erdhi në minutën e 67-të, kur Hwang In-beom riktheu baraspeshën me golin e tij për 1-1. Dhjetë minuta më vonë, Tomáš Souček mendoi se kishte rikthyer avantazhin për Republikën Çeke, por sistemi VAR ndërhyri dhe anuloi golin për pozicion jashtë loje.

Kur ndeshja po i afrohej fundit, Koreja e Jugut gjeti golin e fitores. Në minutën e 81-të, Oh Hyeon-gyu shënoi golin vendimtar, duke vulosur përmbysjen dhe suksesin 2-1 të skuadrës aziatike.

Me këtë fitore, Koreja e Jugut merr tre pikë të rëndësishme në garën për kualifikimin nga Grupi A, ndërsa Republika Çeke mbetet pa pikë nga kjo përballje.

EMISIONET