“El Monumental” pret Kampionët e Botës/ Albiçelestet, miqësore me Panamanë më 23 mars

“El Monumental” pret Kampionët e Botës/

Stadiumi legjendar në Buenos Aires “El Monumental” do të presë kampionët e Botës në fuqi të Argjentinës.

Kombëtarja albiçeleste do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Panamanë më 23 mars, pikërisht në Monumentalin ku luan skuadra e River Plejtit.

Interesi për këte sfidë është e jashtëzakonshmë, duke marre në konsiderarë që është vetëm një ndeshje miqësore, ndaj një rivali me shumë pak histori në botën e futbollit.

Sipas raportimeve, mbi 1.4 milionë tifozë dhe të interesuar të tjerë kanë aplikuar në faqen zyrtare të shitjes së biletave, për të pasur një biletë dhe për të ndjekur yjet argjentinas.

Federata Argjentinase e Futbollit deklaroi se për takimin Argjentinë-Panama pati mbi 1.4 milionë klikime në faqen zyrtare të shitjes së biletave, ndërkohë që brenda 2 orëve nga dalja në treg të tyre, 62 mijë bileta “avulluan" menjëherë.

Por jo vetëm tifozët, por edhe mediat kanë bërë kërkesa të jashtëzakonshme për të qenë të pranishme në Argjentinë-Panama.

Federata amerikano-latine shtoi më tej se ka marrë 131 mijë aplikime nga përfaqësues të medias, të cilët duan të ndjekin nga afër ndeshjen e parë ku Argjentina do të mbajë të veshur fanellën me stemën e kampionit të Botës, por edhe për të ndjekur Mesin me shokë, në ndeshjen e tyre të parë të zhvilluar në kombin e tyre, pas triumfut të lavdishëm në Katar.

EMISIONET