Volejboll, Skënderbeu pas fitores 3-0 me Partizanin, rimerr vendin e parë

Volejboll, Skënderbeu pas fitores 3-0 me Partizanin, rimerr vendin e

Skënderbeu pas fitores 3-0 me Partizanin rikthehet në vendin e parë në renditje, për shkak të setavarazhit më të mirë se skuadra kryeqytetase.

Korçaret në këtë ndeshje kampionati kanë dominuar në të tre setet, duke i fituar 25-19, 25-14 dhe 25-17, duke treguar se ky sezon është i Skënderbeut dhe i trajnerit Orlando Koja.

Volejboll, Skënderbeu pas fitores 3-0 me Partizanin, rimerr vendin e

Vendi i parë në renditje i jep mundësinë korçareve të luajnë ndeshjet më të rëndësishme të fazës finale në shtëpinë e tyre.

Fitorja me Partizanin ka sjellë në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” të Korçës emocione të forta tek tifozeria korçare, ashtu siç ka bërë të njëjtën gjë edhe për trajnerin Orlando Koja, kapitenen Paola Gjata, ish-volejbollisten e njohur të Skënderbeut dhe ekipit tonë kombëtar Eglantina Miço dhe kryebashkiakut Sotiraq Filo, i cili ka siguruar se krahas stadiumit të ri do të ketë ndërhyrje edhe në pallatin e sportit.

Volejboll, Skënderbeu pas fitores 3-0 me Partizanin, rimerr vendin e

Pasndeshja me Partizanin ka rezervuar për tifozerinë korçare por dhe vetë volejbollistet e Skënderbeut të tjera emocione, pasi Skënderbeu pa u mbyllur mirë sezoni ka fituar jo një, por tri trofe, gjë e cila ndodh për herë të parë jo vetëm me ekipin korçar por në gjithë historinë e volejbollit të femrave.

Me këtë rast bashkia e Korçës ka nderuar me certifikata mirënjohjeje volejbollistet e trajnerit të madh Pandi Gëllçi, Eglantina Miço e Mimoza Mati si dhe volejbollistin Pandush Kapedani.

Të tre këta sportistë i kanë dhuruar kupat e fituara volejbollisteve më të mira të Skënderbeut të sotëm.

Volejboll, Skënderbeu pas fitores 3-0 me Partizanin, rimerr vendin e

Pas ndeshjes së fituar me Partizanin, trajneri Orlando Koja e di mirë se përpara janë takimet e play-off-it aty ku Skënderbeu, Partizani, Tirana e Vllaznia do të diskutojnë titullin kampion. Skënderbeu i këtij sezoni është ndërtuar për t’i fituar të gjitha trofetë, tri prej të cilave korçaret i kanë bërë të tyret tashmë.

volejboll skënderbeu

EMISIONET