Ekipet holandeze 'ia marrin dorën' atyre italiane, PSV eliminon Juventusin nga Championsi

Ekipet holandeze 'ia marrin dorën' atyre italiane, PSV eliminon

PSV Eindhoven ka eliminuar skuadrën e tretë italiane në dy ditë në Ligën e Kampioneve.

Juventusi ka pësuar fatin e Milanit dhe Atalantës duke i dhënë lamtumirën turneut në këtë pikë të tij, pasi është mundur në Holandë me shifrat 3-1 pas kohëve shtesë.

Bardhezinjtë duhej të menaxhonin fitoren 2-1 të ndeshjes së parë dhe në fraksionin e parë të lojës ia dolën, duke mos lejuar vendasit të rrezikonin portën e Di Gregorios.

Por në të dytën, holandezët u futën më ngulmues në fushë dhe ia dolën të gjenin golin me Perishiç.

Goli i Ueah i dha përsëri shpresë italianëve, por vendasit shënuan me Saibari dhe detyruan që sfida të shkonte në shtesa.

Aty, goli i shpejtë i Flamingo u dha vendasve avantazhin që ata e ruajtën me shumë kujdes dhe siguruan kalimin mes 16 ekipeve më të mira me golavarazhin e përgjithshëm 4-3 duke eliminuar skuadrën italiane.

 

EMISIONET