Drejtuesit e Manchester United nuk durojnë më, largojnë 3 sulmues në janar

Drejtuesit e Manchester United nuk durojnë më, largojnë 3 sulmues

Manchester United ka vendosur që të largojë plotë 3 sulmues në merkaton e janarit dhe bëhet fjalë për emra të njohur. Antony, Jadon Sancho dhe Anthony Martial nuk kanë më vend në ekipin e Ten Hag dhe duhet të gjejnë një tjetër skuadër në janar.

Antony nuk ka shënuar asnjë gol apo s’ka dhënë asist këtë sezon, duke bërë që 90 milionë eurot e shpenzuar te Ajax verën e kaluar, të mbeten një dështim.

Sancho u dëbua nga skuadra e parë, pasi refuzoi të kërkonte falje te trajneri për shkak të një sherri që pati në stërvitje. Ndërkohë Martial është hije e vetvetes në dy sezonet e fundit dhe drejtuesit e Manchester United kërkojnë ta “heqin qafe”.

EMISIONET