VIDEO/ Silvinjo e la jashtë listës kuqezi, Çelsi publikon golat e Brojës në stërvitje

VIDEO/ Silvinjo e la jashtë listës kuqezi, Çelsi publikon golat

Armando Broja është padyshim mungesa e madhe në listën e trajnerit Silvinjo për ndeshjet e nëntorit ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Futbollisti po riaftësohet nga një dëmtim që pësoi në grumbullimin e kaluar me kuqezinjtë dhe nuk ka zbritur në fushën e lojës në muajin e fundit.

Ndoshta kjo ka qenë arsyeja pse braziliani e la jashtë përzgjedhjes së tij sulmuesin për dy ndeshjet vendimtare për kualifikimin në Euro 2024.

Por ndërkohë, duket se Broja mund të jetë i gatshëm për klubin e Çelsit për supersfidën e të dielës ndaj Mançester Sitit në kampionat.

Trajneri Poçetino nuk ka folur në konferencë për shtyp për gjendjen e sulmuesit, por nga ana tjetër, ka qenë klubi i Çelsit që ka postuar video të tij duke shënuar gola teksa stërvitej rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës.

Në një video të publikuar këtë të enjte, shfaqet Broja bashkë me lojtarë të tjerë të Çelsi të cilët shënojnë gola mjaft të bukur gjatë seancës stërvitore dhe aty shihet se si sulmuesi shqiptar nuk ka aspak vështirësi të gjejë rrjetën, por thjesht po pret momentin kur të kthehet përsëri në fushën e lojës.

EMISIONET