Liverpooli dhe Chelsea betejë në merkato për yllin e Leverkusen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2023, 22:48
Bayer Leverkusen e ka nisur në mënyrën më të mirë këtë sezon, ku në 10 ndeshje numëron 9 fitore dhe 1 barazim. Një nga pikat më të forta të skuadrës së Xabi Alonso është mesfushori me tipare sulmuese, Florian Writz.
Performanca e tij e jashtëzakonshme ka bërë që dy gjigantë të kenë sytë nga ai. Liverpool dhe Chelsea janë në luftë me njeri tjetrin për të fituar shërbimet e Writz në merkaton e verës.
20-vjeçari ka zhvilluar 16 ndeshje në total, ku ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 9 asist.