Derbi është i Romës, Lazio konfirmohet në Europa League

Derbi është i Romës, Lazio konfirmohet në Europa League

Për shkak të objektivave që janë sfumuar për të dyja skuadrat, ky ndoshta ishte derbi më pak i rëndësishëm për skuadrat e kryeqytetit italian por një derbi ka gjithmonë një vlerë të veçantë dhe është Roma që feston.

Në 'Olimpico', verdhekuqtë që nuk vinin nga një formë e mirë treguan forcën me fitoren 2-0 ndaj Lazios, me golat për çdo pjesë të Mkhytarian në 29' dhe Pedro në 78'.

Një ndeshje e luftuar në fakt nga të dyja ekipet por që Roma arriti të shfrytëzonte më mirë rastet dhe të merrte 3 pikë që i japin vendin ne Conference League verdhekuqve.

Ndërkohë Lazio që pretendonte për një mrekulli që mund ta çonte në Champions, tani zyrtarizohet në Europa League.

EMISIONET