De La Fuente: Emocion dhe vuajtje, me Holandën mund të ishte një finale

De La Fuente: Emocion dhe vuajtje, me Holandën mund të ishte një

Ka shumë kënaqësi në fjalët e Luis De La Fuente-s pas fitores së Spanjës ndaj Holandës në çerekfinalet e Nations League. Trajneri iberik u shpreh:

"Emocion i madh dhe shumë vuajtje për të shijuar një ndeshje që mund të kishte qenë një finale.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes, e pamë që ishte pikërisht ashtu. Përballë kishim një Kombëtare të shkëlqyer, shumë të fortë.

Mjafton të shohësh përbërjen e skuadrës së tyre për të kuptuar nivelin e kësaj gare.

Duhet t'i japim rëndësi kësaj gare të madhe. Mendoj se është shumë interesante dhe për mua niveli është i ngjashëm me atë të një Kampionati Evropian."

"Ishte një ndeshje shumë e hapur mes dy skuadrave që luajnë një futboll të ngjashëm. Ne sulmojmë gjithmonë dhe shumë. Prandaj spektatorët e kanë shijuar kaq shumë këtë ndeshje.

Loja doli jashtë kontrollit në disa momente, por tani le të shijojmë një tjetër ‘Final Four’ madhështor. Tri kampione bote dhe një kampione Evrope janë kualifikuar."

"Sot kemi pasur ndjesi të ngjashme me ato të Kampionatit Evropian. Është shumë bukur të ecësh përpara në këtë mënyrë. Duhet të vlerësojmë paraqitjet e këtij grupi lojtarësh.

Tani përballja me Francën? Kemi kohë për t’u përgatitur për këtë sfidë. Nesër do të nisim punën. Duhet të monitorojmë lojtarët tanë, kjo është gjëja më e rëndësishme. Do të jetë një gjysmëfinale fantastike."

EMISIONET