Champions League/ Interi fiton pastër në Rotterdam, zikaltërit thyejnë Feyenoordin

Inter ka marrë një fitore të rëndësishme 0-2 në Holandë në Champions League, në ndeshjen e parë.
Pas një krosimi nga krahët, Thuram ia doli që të realizojë, me një lëvizje të bukur.
Në fillimin e pjesës së dytë, Lautaro Martinez gjeti golin e qetësisë, me një gjuajtje nga brenda zonës.
Të besuarit e Inzaghit patën shansin për të thelluar shifrat, por Zielinski gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Titullar në këtë takim ishte edhe, Kristjan Asllani.
Vendasit provuan të rifuteshin në lojë, por e patën mjaft të vështirë, pasi prapavija kundërshtare ishte e pozicionuar mirë.
Interi, shkon kështu në ndeshjen e kthimit mjaft komod.

