Belgjikë-Senegal/ Nis sfida në Seattle, “Djajtë e Kuq” duan kualifikimin përballë “Luanëve”

Belgjika dhe Senegali do të vihen përballë në një nga sfidat më interesante të fazës me eliminim direkt në Kupën e Botës, me të dyja skuadrat që synojnë të sigurojnë një biletë për në çerekfinale.
Në letër, diferencat mes dy kombëtareve janë minimale. Belgjika renditet në vendin e shtatë në klasifikimin e FIFA-s, ndërsa Senegali mban vendin e 15-të, çka premton një ndeshje të luftuar deri në fund.
Belgët arritën të kalojnë fazën e grupeve mes kritikave për paraqitjet jo bindëse, por tani kanë mundësinë të tregojnë potencialin e tyre në një ndeshje ku gabimet mund të kushtojnë shtrenjtë.
Nga ana tjetër, Senegali siguroi kualifikimin pas një rruge të vështirë, duke pësuar humbje ndaj Francës dhe Norvegjisë, por afrikanët nuk i kanë fshehur ambiciet për të vazhduar rrugëtimin në turne.
Me objektivin e përbashkët për të kaluar në fazën tjetër, pritet një përballje me ritëm të lartë dhe shumë rivalitet, ku çdo detaj mund të bëjë diferencën.
REZULTATI LIVE:
Belgjikë 0-0 Senegal
NGJARJET KRYESORE:
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE:


