"Sport Bild": Top 10 sportistët e vitit

Si çdo fundviti, edhe kësaj rradhe "Sport Bild" ka listuar sportistët më të mirë të vitit. Nga të gjitha kategoritë e sportit, e përditshmja gjermane ka përzgjedhur 10 sportistët që kanë performuar më mirë. Bie në sy që futbolli nuk mbretëron kësaj here. Në vendin e parë është renditur ylli i NBA, Lebron Xhejms, i cili ka kaluar një 2013 në një formë të shkëlqyer duek ndihmuar skuadrën e tij të arrijë rezultate shumë të mira.

1. Lebron Xhejms

I dyti nuk kishte si të ishte ndryshe përveç Rafael Nadal, i cili është sërish mbret edhe në këtë sezon në Tennis. Spanjolli doli edhe sportisti më i mirë në Spanjë, triumfet ndaj Xhokovic apo Federer e rikofirmojnë atë sërish në krye të ATP.

2. Rafael Nadal

Në vendin e tretë është piloti i Red Bull, Sebastian Vetel, që doli sërish kampion botë për të katërtën herë radhazi në Formula 1. Gjermani zhvilloi një sezon të shkëlqyer duke arritur edhe rekordin e Shumaker.

3. Sebastian Vetel

I katërti është mesfushori i Bayernit, Franck Riberi, që ka fituar 5 trofe me bavarezët.

4. Franck Riberi

Ai lë pas tenisten amerikane Serena Williams, që sërish është numri një në Tenis për femra.

5. Serena Williams

Pas saj është Meiuedher, që ka zhvilluar një sezon shumë të suksesshëm në boks.

6. Floyd Mayweather

Vetëm i shtati është renditur Usain Bolt që në atletikë vazhdon të mos njoh rival.

7. Usain Bolt

I teti Novak Xhokovic

8. Novak Djokovic

ndërsa yjet e futbollit Ronaldo dhe Messi mbyllin 10-shen më të mirë të publikuar nga gazeta gjermane “Sport Bild”.

9. Cristiano Ronaldo

10. Lionel Messi

EMISIONET