Spitali i Berlinit në Gjermani, që po trajton liderin opozitar rus Aleksei Navalny, ka konfirmuar se ky i fundit është helmuar.

Spitali Charite, nëpërmjet një deklarate tha se provat klinike sugjerojnë një problem në organizëm, përmes një substance, që i përket grupit të frenuesve të kolinterazës.

Fatmirësisht, Navalay tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 “Pacienti ndodhet në kujdes intensiv dhe është akoma në gjendje kome të induktuar. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën,” thuhet në deklaratë.

Navalny u sëmur në Rusi pak ditë më parë.

Ai është një kritik i ashpër i mënyrës sesi Vladimir Putin drejton Kremlinin.

Përkrahësit e liderit opozitar rus dyshojnë se helmi ishte vendosur në një filxhan çaji që ai piu në aeroportin në Tomsk. Fillimisht Navalny u trajtua nga ana e mjekëve në Rusi, ndërsa më pas u transferua në Gjermani.