Rtv Ora zbardh marrëveshjen/Basha firmos me 13 aleatë, LSI garon e vetme, Ndoka në pritje

Rtv Ora zbardh marrëveshjen/Basha firmos me 13 aleatë, LSI garon e

Partia Demokratike vijon diskutimin  me aleatet për të përmbyllur  marrëveshjen që duhet të dorëzohet sot deri në orën 24:00, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve  nën siglën  "Partia Demokratike- Aleanca për Ndryshim"

 Rtv Ora, ka zbardhur marrëveshjen e cila përbëhet nga 6 pika, ndërsa forcat politike nëshkruese anagazhohen për të garuar bashkë në 25 prill. 

Në marreveshje nuk detajohen vendet qe i rezervohen aleateve në lista ndersa thuhet se përfaqësimi do të bëhet bazuar në peshën elektorale të secilës prej partive.

"Në listën shumëemërore të koalicionit zgjedhor do të përfshihen, për çdo parti të koalicionit, numri i kandidatëve dhe renditja e tyre, bazuar në peshën elektorale që rezulton për secilën parti", raporton RTV Ora.

Ne marreveshje PD me aleatet e saj  kujdeset të theksohet kompakti i koalicionit duke sanksionuar këtë perkufizim:

"Kandidatët në listat shumëemërore të koalicionit, pavarësisht se cilës parti i përkasin, do të konsiderohen dhe vlerësohen si kandidatë vetëm të koalicionit, duke shmangur trajtimin e tyre sipas përkatësive partiake"

Ne dokument thuhet gjithashtu se  termat konkrete të bashkëpunimit brenda koalicionit do të përcaktohen nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe të partive politike në përbërje të tij.

"Numri përkatës i kandidatëve që do të propozojë çdo parti brenda koalicionit do të specifikohet në momentin e depozitimit të listës shumëemërore të kandidatëve të koalicionit, sipas modelit të përcaktuar në aneksin e Udhëzimit nr. 1 dt. 23.12.2020 të KQZ."

Deri me tani kanë firmosur:
Partia Republikane,
Partia Agrare Ambientaliste
Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet
Lëvizja e Legalitetit
Lëvizja për Zhvillim Kombëtare,
Partia Demokristiane,
Bashkimi Liberal Shqiptar.

Ndërkohë PD po negocion edhe me Frymën e Re Demokratike të themeluar nga Bamir Topi por e drejtuar nga Sali Shehu, raporton gazetari i RTV Ora, Everest Dedaj.

Lexo me shume: Idrizi firmos koalicionin me PD: Aleancë kundër një njeriu që do të jetë sulltan në Shqipëri

LSI
Nga ana tjetër, mësohet se LSI do të dalë e vetme në zgjedhje dhe jo në një listë me PD-në.

Burime nga LSI bëjnë me dije se ka pasur edhe negociata me kreun e PSD, Paskal Milo, por ende nuk ka asgjë zyrtare për bashkëpunimin midis tyre.

Lexo dhe: Arrihet marrëveshja PD-PR

PD - PDIU dhe Balli Kombetar

Mbrëmë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbyllur negociatat për të qenë në një listë me Shpëtim Idrizin e PDIU-së, Artur Roshin, e Ballit Kombëtar me PLL-në.

Në zgjedhjet e 25 prillit do të kërkojnë votën e qytetarëve për t’i përfaqësuar në parlament 40 subjekte zgjedhore nga ku 35 janë parti, ndërsa 5 të tjerë janë kandidatë të pavarur.

Regjistri i koalicioneve zgjedhore

1)            Në përputhje me rregullat dhe afatet e përcaktuara në nenin 65, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, "Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar, subjektet zgjedhore paraqesin kërkesën për t'u regjistruar si koalicion zgjedhor në KQZ. Në momentin e depozitimit të kërkesës, koalicioni, duhet të deklarojë partinë politike udhëheqëse të koalicioni dhe depoziton njëkohësisht edhe marrëveshjen e koalicionit.

2)            Marrëveshja duhet të përmbajë të paktën:

•             Shprehjen e vullnetit të partive pjesëmarrëse për të qenë pjesëtare të koalicionit;

•             Emrin e koalicionit;

•             Shkronjat nistore të koalicionit;

•             Emrin, mbiemrin e personit të autorizuar nga të gjitha partitë pjesëmarrëse të koalicionit zgjedhor, i cili do të ketë të drejtën të caktojë vëzhgues në KZAZ, KQV dhe në VNV;

•             Emrin, mbiemrin e personit të autorizuar nga të gjitha partitë pjesëmarrëse të koalicionit zgjedhor, i cili do të ketë të drejtën të përfaqësojë koalicionin gjatë procedurës së shortit në KQZ për renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit;

•             Emrin, mbiemrin e personit të autorizuar nga të gjitha partitë pjesëmarrëse të koalicionit zgjedhor, i cili do të ketë të drejtën të paraqesë kërkesën për regjistrimin e koalicionit në KQZ;

•             Numrin e kandidatëve që duhet të propozojë secila parti politike brenda koalicionit për çdo zonë zgjedhore.

Marreveshja për koalicion e partive opzitare pë zgjedhjet e 25 prillit 2021 by Ora News Lajme on Scribd

https://youtu.be/eOsrZDlyhSA

Vendi Lajme Politikë Lajmi i fundit koalicionet parazgjedhore kqz zgjedhjet e 25 prillit

EMISIONET