Firmos koalicionin me PD, Idrizi: Aleancë kundër një njeriu që do të jetë sulltan në Shqipëri

Firmos koalicionin me PD, Idrizi: Aleancë kundër një njeriu

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka firmosur në selinë blu marrëveshjen me kreun e PD Lulzim Basha për të garuar së bashku në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Pas daljes nga takimi, Idrizi u shpreh se kjo aleancë është kundër një njeriu që do të jetë Sulltan i Shqipërisë.

Shpëtim Idrizi: “Nënshkruam marrëveshjen me PD për të hyrë së bashku në zgjedhjet e 25 prillit, është një aleancë e natyrshme sepse ndahen konsiderata të përbashkëta për gjendjen e rëndë ku është demokracia shqiptare. Shqipëria është në një krizë të thellë demokracie, institucionale, ekonomike, shqiptarët po ikin.

Një gjë po e them hapur e qartë, kjo nuk është një aleancë kundër dikujt, madje as kundër PS, kjo është një aleancë kundra një njeriu të vetëm që tenton duke kapur të gjitha pushtetet që të jetë një sulltan në Shqipëri. Shqiptarët po largohen e ne kemi nevojë t’i japim shqiptarëve një shpresë të madhe. Shqipëria ka nevojë për ndryshim.

Një njeri që ka kapur gjithë pushtetet dhe kërkon të bëhet sulltan po ia jep Shqipërinë vetëm 5 vetave, kjo sinergji është e nevojshme.

Kjo aleancë është kundra arrogancës së një njeriu të vetëm, që padyshim është një njjeri që përdor zhargon e bullizma, të fyejë bashkëpatriotët e vet ndërkohë që është njeriu më servil kur vjen puna tek të huajt.

Njeriu që e nisi si kalorësi i Çamërisë dhe e mbaroi si kali i Trojës i Greqisë, hesht si greku më i mirë për ligjin e luiftës e s’e përmend më, hoqi çështjen çame nga programi i qeverisë e sot po tentojë ta heqë dhe nga librat e tij të historisë”.

Më tej, kreu i çamëve garantoi se PDIU i ofron PD-së rreth 40-50 mijë vota.

“PDIU-ja do i afrojë aleancës mbi 40-50 mijë vota dhe padyshim që nuk është problemi i mandateve të PDIU ne jemi për një sinergji të përbashkët që Shqipëria të fitojë“, u shpreh Idrizi për mediat.

Kujtojmë se sot në mesnatë përfundon afati ligjor për regjistrimin e koalicioneve në KQZ.

Lexo edhe:

Zgjedhjet e 25 Prillit, arrihet marrëveshja PD-PR

Sot afati i fundit: LSI e vetme në zgjedhje, PD negociata edhe me FRD-në, po firmosen koalicionet

Vendi Lajme Politikë Lajmi i fundit PD zgjedhje basha Aktualitet shpetim idrizi PDIU

EMISIONET