Sondazhi: Shqipëria do e marrë statusin e kandidatit
Rreth 39.2 përqind e shqiptarëve shprehen se Shqipëria do ta marrë statusin e vendit kandidat dhe progresi raporti që do të publikohet nesër do të jetë pozitiv për vendin tonë.
Sipas një sondazhi të publikuar sot nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare shumica e shqiptarëve janë shprehur optimist për marrjen e statusit ndërsa 33.5 përqind e të anketurave janë shprehur negativisht ndërsa 27.2 përqind nuk e dinë.
Ndërsa pyetjes se kur Shqipëria do të anëtarësohet në Bashkimin Europian shumica e shqiptarëve janë shprehur posimist duke u përgjigjur se kjo do të ndodhë në vitin 2020, rreth 8 vite më vonë ndërsa 26.5 janë më shumë optimistë dhe thonë gjatë 2 viteve të ardhshëm.
