Shqipëria nuk është ndër vendet e përfshira në konflikte ushtarake apo në gjendje lufte e as nën fatkeqësitë e tragjedive natyrore, por përsëri mbetet vendi i cili ka numrin më të lartë të emigrantëve minorenë të pashoqëruar që kërkojnë strehim në Itali.

Nurmi i tyre kapërcen numrin e emigrantëve minorenë të pashoqëruar që mbërrijnë nga Afganiastani, Guinea, Somalia, Mali etj.

Autoritetet italiane kanë publikuar të dhënat e fundit të përditësuara mbi situatën e minorenëve të pashoqëruar në Itali e për disatin vit radhazi minorenët shqiptarë renditen në vendet e para.

Të dhënat e përditësuar deri më 31 gusht 2020 informojnë se emigrantët minorenë të pashoqëruar shqiptarë në Itali janë renditur në vendin e parë me numrin më të lartë mes kombësive të huaja.

Në qëndrat për strehimin e tyre jetojnë  5,540 minorenë e 1,267 janë shqiptarë të cilët përbëjnë 22.9% të numrit të përgjithshëm.

Në vend të dytë renditet Bangaldeshi me 965 minorenë të pashoqëruar, Egjipti, Pakistani, Tunizia e me radhë.

Ndërsa emigrantët minorenë të pashoqëruar nga Kosova, në Itali janë 177 duke u renditur në vendin e nëntë në klasifikimin sipas kombësive e përbëjnë 3.2% të numrit të tyre,

Ndër 1,267 shqitparë, 45 janë vajza e kanë nurmin më të lartë ndër emigrantët minorenë të gjinisë femërore.

Në raportin e autoriteteve italiane sinjalizohet gjithashtu se brenda një muaji, pra nga 1 gushti 2020 deri më 31 gusht 2020 kanë hyrë në territorin italian 4 minorenë shqiptarë të pashoqëruar e 12 kosovarë.

Gjithashtu gjatë këtij muaji janë 5 minorenë shqiptarë që janë larguar nga qëndrat e strehimit e në drejtim të paditur.

Numri më i lartë i emigrantëve minorenë të pashoqëruar strehohen në Sicili, Lombardi, Friuli Venezia Giulia, në Emilia Romgana etj.

Autoritetet italiane shpesh herë kanë sinjalizuar se emgirantët minorenë që vijnë nga Shqipëria nuk mbërrijnë vetëm, por të shoqëruar me prindër ose të afërm të cilët i lënë në Itali për të pasur një të ardhme më të mirë në shkollim e punësim e për shkak të vështirësive ekonomike që kanë në vendin e tyre.