Qindra hektarë tokë janë nën pushtetin e ujit në disa zona të vendit, si shkak i reshjeve të shumta të fundjavës.

Banorët në Krujë thonë se shkak i situatës së rënduar janë kanalet kulluese të papastruara.



“Po nuk morri masa shteti kështu do të ndodhë” thote nje banor.

Në të njëjtën gjendje ndodhet edhe Kurbini dhe zonat përreth, ku uji shkon deri në 40 centimetra ndërsa dhjetëra familje janë izoluar.



Përmbytjet e herë pas hershme në Torovicë të Lezhës, kanë bërë që toka bujqësore të mos prodhojë asgjë për këtë vit.



Me shume se 1330 hektarë sipërfaqe ndodhen nën ujë në Shkodër, ndërsa rritja e sipërfaqes vijon orë pas ore me reshjet e shiut.



Hidrometret e Dajçit, liqenit të Shkodrës dhe ai i Drinit janë në kuota të larta, ndërsa në fshatin Obot niveli i ujit ka shkuar në 85 centimetër.

Niveli i Gjanicës në Fier është rritur në mënyrë të ndjeshme gjatë të hënës.

Edhe Vjosa ka shkuar në kuota të larta duke arritur pikën e 6 metra e 70 centimetër, ku pranë urës së Mifolit lumi ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur pazarin e gjësë së gjallë.

Ndërkohë në veri të vendit, dhe në zonat malore ka pasur reshje të dendura dëbore, që kanë shkuar në disa centimetra.