Shkodër/ Pranon vrasjen e shokut të ngushtë: Qëllova makinën, nuk e dija që Gledis ishte aty

Shkodër/ Pranon vrasjen e shokut të ngushtë: Qëllova

I penduar dhe në gjendje të rënduar psikologjike është paraqitur para policisë Stjuart Smakaj, 23 vjeçari që vrau aksidentalisht shokun e tij të ngushtë, ish futbollistit të Vllaznisë Gledis Kraja .

Duke pranuar krimin e ndodhur mbrëmjen e 17 gushtit, ai ka deklaruar para grupit Hetimor se objektivi i tij ishte Denis Halili, pas një sherri për një vend parkimi.

23 vjecari ka theksuar se nuk e dinte që miku i tij ishte në zonën drejt të cilës qëlloi plot 18 plumba me një armë të modifikuar në mënyrë artizanale.

"Kam qëlluar në drejtim të makinës, ku ishte Denisi, por nuk e dija se aty kishte shkuar edhe shoku im dhe e kam vrarë gabimisht”

E gjitha kishte nisur më herët kur 23 vjecari dhe vëllai i tij më i madh Sebastian Smakaj janë përfshirë në debat për parkimin e një kamionit që u kishte sjellë disa mobilje të porosita nga familja.

I riu mësohet ka deklaruar në polici se gjatë sherrit shtetasi Denis Halili është larguar në drejtim të makinës së dezinfektimit dhe në atë moment i ka lindur dyshimi se mund të marrë ndonjë armë

Ndaj dhe është ngjitur me shpejtësi në katin e dytë në pallatin ku banonte dhe ka e ka sulmuar i pari.

Ndërsa Denis Halili që i shpëtoi sulmit ka deklaruar se kur ka ikur në drejtim të makinës, atë e ka ndjekur nga pas shtetasi Gledis Kraja që të mos futej brenda në mjet.

"Jam larguar me shpejtësi dhe jam shtrirë në tokë për ti shpëtuar plumbave. Duke ikur kam parë se Gledis Kraja ishte plagosur dhe ra në tokë."

Ndërkohë në kërkim mbetet Sebastian Smakaj, vëllai i autorit të vrasjes.

https://youtu.be/cW-AEYHMp-I

Vendi Lajme Aktualitet gledis kraja vrasja ne shkoder

EMISIONET