Nga klasat moderne te terrenet sportive/ Rama publikon fotot e shkollës së re në Kamëz: Do të presë 520 nxënës në kushte dinjitoze

Kryeministri Edi Rama ka nisur mëngjesin e kësaj të diele me një lajm të mirë për infrastrukturën arsimore në vend, konkretisht në qytetin e Kamzës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka ndarë pamje nga shkolla e re "Sulejman Elezi", e cila është gati të hapë dyert për nxënësit në vitin e ri shkollor.
Sipas Ramës, ky objekt i ri arsimor do të presë më shumë se gjysmë milioni nxënës, duke u ofruar atyre standarde bashkëkohore.
"MIRËMËNGJES dhe me një tjetër shkollë të re, “Sulejman Elezi” në Kamëz, e cila në sezonin e ri shkollor do të presë 520 nxënës në kushte dinjitoze, ju uroj një të diel të paqtë", shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook.

