Protesta, një grup qytetarësh kalojnë natën në sheshin para Kryeministrisë
Një grup protestuesish kanë kaluar natën në sheshin para Kryeministrisë, pas tubimeve të zhvilluara një natë më parë kundër qeverisë.
Një skenar i tillë u paralajmërua nga vetë qytetarët gjatë fjalimeve në protestën e 21-të që u mbajt në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Pjesë e protestës së djeshme u bë dhe diaspora. Mijëra emigrantë mbërritën në Tiranë me automjetet e tyre të mbuluara më flamuj kuqezi.
Protestuesit me pankarta dhe banderola në duar kërkojnë prej 21 ditësh dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Ndërkohë ndryshe nga netët e tjera, protestuesit nuk marshuan në rrugët e kryeqytetit por rrethuan godinën e kryeministrisë.

