Shkodër, kamioni përplas biçikletën, vdes 60-vjeçari
Një 60-vjeçar është aksidentuar për vdekje mesditën e sotme në Shkodër.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në unazën e qytetit të Shkodrës, ku 60-vjeçari Shyqyri Mezini është përplasur nga një kamion me targa të Podgoricës.
Përplasja ka qënë fatale për 60-vjeçarin i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Mësohet se viktima ka qënë duke udhëtuar me biçikletë në momentin kur është përplasur nga kamioni.
Në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu,të cilat kanë ndaluar drejtuesin e kamionit, ndërkohë që po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
