Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, përmes një postimi në rrjetet sociale, njofton përmirësimin e shëndetit të Myftiuz Muhamed Sytari.

Sipas Ademit, së shpejti pritet edhe rikthimi në Shkodër i imamit.

Voltana Ademi: Beteja me Covid nuk është e pamundur Dua të ndaj me ju një lajm të mirë për shëndetin e Myftisë tonë të nderuar, Imam Muhamed Sytari i cili është përmirësuar.

Mbetemi me shpresë në rikthimin e shpejtë të tij në Shkodër pranë familjes dhe komunitetit së bashku me babain e tij. Me besim dhe shpresë lutemi për çdo shqiptar që po lufton me Covid19”.

Imam Muhamed Sytari është duke u kuruar në Turqi, së bashku me babain e tij.

Lexo edhe:

I infektuar me Covid-19/ Myftiu i Shkodrës mesazh emocionues nga Turqia: E mira do e mundë të keqen