Rreziku nga Omicron, Alimehmeti: Virusi do bëjë punën e tij, pavarsisht sa vritet jeta sociale dhe ekonomike

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti gjatë një interviste për Ora News me gazetaren Siklajda Shorja foli rreth situatës së tanishme të rasteve me koronavirus. Ai tha se situata paraqitet e qetë si dhe shtoi që virusi do bëjë punën e tij, do të rritet, do të qëndrojë aty dhe do bjerë pas tre a katër javësh pavarësisht se sa ne vrasim jetën soviale, ekonomike apo arsimore.

Ilir Alimehmeti: Ka një rritje të lehtë të numrit të rasteve spitalore. Duke marrë parasysh që Shqipëria ka rreth dy javë që ka një dyfishim shifrash çdo 5 apo 7 ditë dhe e dimë që problemi spitalor do një ose dy javë të shfaqet, kjo rritje që do të vazhdojë dhe për 2 ose 3 javë të tjera do ta ketë përgjigjen spitalore nga korriku. Jemi më mbrapa nga ana epidemiologjike nga vendet e tjera të Europës Perëndimore. Universiteti i Bernës në Zvicër e thotë fare mirë thotë "çka do të ndodhë me BA4 dhe BA5 do bëjë punën e tij, do të rritet, do të qëndrojë aty dhe  do bjerë pas tre a katër javësh, do bëjë punën e tij pavarësisht se sa ne vrasim jetën soviale, ekonomike apo arsimore".

EMISIONET