Çfarë të hani kur trupi juaj dëshiron sheqerna dhe ëmbëlsira?

Çfarë të hani kur trupi juaj dëshiron sheqerna dhe

Ka shumë mite rreth asaj se çfarë e redukton dëshirën për sheqer, por vetëm disa janë mbështetur nga kërkimet.

Me kaq shumë informacione se çfarë mund t’i kënaqë dëshirat, është e vështirë të dihet se cilat ushqime janë më të mira për të ngrënë kur keni dëshirë për sheqer.

Megjithatë, hulumtimet tregojnë se disa ushqime të tilla si: frutat, uji ose farat, mund të jenë një zëvendësues adekuat që do ta zvogëlojë dëshirën tuaj për sheqer.

Pasi ndoqën shprehitë ushqyese të 3.518 australianëve për 12 vjet, studiuesit zbuluan se ngrënia e sasive të moderuara të frutave lidhej me një zvogëlim të rrezikut për 36 për qind të zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Nga ana tjetër, manaferrat, mjedrat dhe boronicat mund të jenë një burim i shkëlqyer i lëndëve ushqyese, por ato gjithashtu mund të kujdesen për dëshirën tuaj për të ngrënë ëmbël.

EMISIONET