"Serbia ra pre e sindromit të saj të vjetër të vetëviktimizimit"

"Serbia ra pre e sindromit të saj të vjetër të

Tiranë – “Serbia ka rënë pre e sindromit të saj të vjetër të vetviktimizimit”. Kështu e gjykon analisti Alfred Lela deklaratën e djeshme të Kryeministrit serb Vuçiç “se humbëm një shans”. I ftuar në një bashkëbisedim me kolegun Enkel Demi në “Ora Neës”, Lela tha se “ky është mendimi im modest. Unë mendoj se realisht nuk ka pasur një shans për të humbur. Vuçiç është duke i mëshuar retorikës së brendshme, që i intereson edhe atij për politikë të brendshme, por me atë sjellje të eksponentëve të politikës serbe pas ndeshjes Serbi – Shqipëri, nuk mendoj se ka pasur ndonjë “gjellë për të gatuar” në “tenxheren” e përbashkët të miqësisë shqiptaro-serbe.”

Sipas tij, “Serbia ka rënë pre e sindromit të vet të vjetër të vetviktimizimit. Ka që në në betejën e Fushë Kosovës, që vazhdon kjo mosnjohje e realitetit. Z.Rama kishte të drejtë; janë disa fuqi botërore që e kanë pranuar këtë realitet. Cili është anti-realiteti i realitetit “Kosovë”, që tani është e pavarur dhe më vete?! Që Serbia të kthehet atje?! Si?!

Është nga ato gjëra të pamundura, që s’ti rrok mendja, veç po ndodhi ndonjë Luftë III Botërore dhe po u rindryshuan edhe njëhërë kufijtë, por me një skemë normale të të menduarit, kjo nuk ndodh, - kjo nuk ndodh. - Do të thotë që realiteti i Koosovës në raport me Serbinë është që dy vende që të fillojnë të mendojnë për njera – tjetrën si dy vende të ndërvarura në fqinjësi, por jo në administrim.”

EMISIONET