Sequi inaguron pedonalen “Kardinal Mikel Koliqi” në Shkodër

Bashkimi Evropian mezi pret të hap dyert për vendet kandidate me të cilat ka shumë të përbashkëta. Deklarata është bërë nga ambasadori i BE- së në Tiranë Ettore Sequi gjatë ceremonisë së inagurimit të pedonalës “Kardinal Mikel Koliqi”, ku ishte e pranishme edhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro Furxhi. Sequi theksoi faktin se investimet tek e kaluara janë investime për të ardhmen.

Të pranishmit janë përshëndetur edhe nga Ministrja Kumbaro e cila pasi falëndëroi BE- në për këtë investim deklaroi se tashmë u takon të gjithë aktorëve që ti japin jetë këtij investimi, ndërsa premtoi edhe të tjera investime nga shteti shqiptar në fushën e kulturës në metropolin verior.

Ndërsa kryebashkiaku Luka evidentoi faktin se pavarësisht nihilizmave për pengimin e këtij investimi ky projetk tashmë përfundoi duke e zhvilluar edhe më shumë këtë zonë të rëndësishme të qytetit të Shkodres.

Projekti i rikonstruksionit të rrugës "Gjuhadol" me një vlerë prej 1.2 milion eurosh investim i përbashkët në mes BE- së dhe qeverisë shqiptare është investimi më i rëndësishëm në ruajtjen e identitetit arkitekturor të një rruge të vjetër të qytetit të Shkodrës. BE ka investuar në total në qarkun e Shkodres 27 mln euro gjatë këtyre viteve.

EMISIONET