Sandra Bullock, një nënë ë përkushtuar!

Sandra Bullock, gjithnjë ka shpjeguar se më shumë se një aktore e dashur nga publiku dëshiron të jetë një nënë e mirë dhe të bëjë djalin e saj të adoptuar me origjinë afrikane të ndihet krenar për të.

Në intervistat e dhënë pak kohë më pare, ajo ka shpjeguar se është duke bërë shumë gjëra që të shohë lumturinë në sytë e Louis. Fituesja e çmimit “Oscar” siguroi se për 3-vjeçarin është e gatshme të sakrifikojë gjithçka sepse për të ai është primari.

Por pas angazhimeve të shumta që ka pasur me filmin “The Gravity”, protagonist i të cilit është dhe aktori Hollywoodian George Clooney, 48-vjeçarja nuk ka pasur kohën e duhur në dispozicion për t`ju përkushtuar Louisit, i cili fundin e këtij muaji do të festojë ditëlindjen e tij të katërt.

Gjatë ditës së djeshme, Sandra u fotografua duke marrë nga shkolla të birin që linte përshtypjen se ishte shumë i lodhur nga aktivitetet shkollore. Pasi ecën për disa minuta, aktorja vendosi ta thyente heshtjen duke ndarë një puthje me të.

Ndryshe nga si jemi mësuar ta shohim të shfaqet në tapetin e kuq, ose eventimente të rëndësishme, në jetën e përditshme ajo u vu re e veshur sportive, me një palë syze dhe flokët e kapur.

Përveçse një nënë me një numër të madh cilësish, Sandra është dhe një aktore e cila pritet të vlerësohet sërish me një tjetër “Oscar” fundin e këtij viti. Pas suksesit që korri në mënyrë të menjëhershme filmi i saj i fundit, mësohet se ajo është gati të nderohet me një tjetër çmim për punën e shkëlqyer që ka bërë. Momentalisht numërohen 200 milion bileta kinemaje të shitura në mbarë  botën.

EMISIONET