Rriten pagat për punonjësit e policisë private
Punonjësit e policisë private do të përfitojnë një rritje page që shkon deri në 33 mijë lekë në muaj. Kjo rritje do të bëhet fal projektligjit të ri të miratuar në Komisionin e Sigurisë, “Për shërbimin e policisë private”.
Deputetët e mazhorancës vendosën që për punonjësit roje sigurimi privat të përcaktuara në ligj, paga e tyre të jetë sa paga minimale e vendosur me vendim qeverie, që është 22 mijë lekë plus dhe 50 për qind të vlerës së saj dhe që shkon në total 33 mijë lekë.
Ndër diskutimet në Komisionin e Ligjeve ishtë që paga e punonjësve të policisë private të arrinte pagën e Inspektorëve të Policisë së Shtetit, por sipas ligjvënesve paga e tyre ishte shumë e lartë.
Gjithashtu ky projektligj përcakton edhe kriterin për moshën, pasi nuk mund të jetë një 60 vjeçar roje i shërbimit të sigurisë.
Ai që doli kundër këtij vendimi ishte deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj i cili tha se këto marrëdhënie rregullohen mes punëdhënësit dhe punëmarrësit.
