Rikthehen emocionet e Champions League
Pas emocione të shmta një javë më parë kompeticioni më i rëndësishëm për klube në Europë, Chempions League rikthehet sonte për të luajtur dy ndeshjet e kthimit të vlefshëm për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Ndeshja që pritet të dhurojë më shumë emocione në mbremjen e sotme pritet të jetë dyeli I surprizave mes Borussia Dortmundit dhe Malagas. Pas barazimit 0-0 në Spanjë, gjermanët kërkojnë fitoren në shtëpinë e tyre ndaj një skuadre që këtë vit ka qenë padyshim surpriza e deritanishme e këtij superkompeticioni.
Verdhe e zinjtë e Dortmund premtojnë jo vetem fitoren në këtë takim por edhe goleadë e cila do të bënte që të harroheshin një herë e mirë rastet e pastra për golë në "La Rosaleda". Në takimin tjetër mes Gallatasarait dhe Realit nuk priten surpriza pasi madrilenët duken se e kanë siguruar tashmë biletën për në gjysmëfinale. Fitorja e pastër 3-0 në Bernabeu u jep më shumë siguri të besuarve të Mourinhos për kulifikim ndërsa duhet të ndodhë një mrekulli e madhës që turqit të vazhdojnë më tej garën në Chempins League.
Përveç këtyre dy sfidave Chempions League duket se ka rezervuar emocionet më të mëdha për ditën e nesërme ku në fushë do të zbresin skuadrat elitare të futbollit europian dhe jo vetëm. Supersfidat Juventus - Bayern Mynih dhe Barcelona - PSG pritet ti japin kuptimin e vërtetë këtij këtij kompeticioni pasi në tapetin e gjelbërt spektakli do të jetë mëse i garantuar. Bardh e zinjtë do të kërkojnë përmbysjen e rezultatit 2-0 të regjistruar në Alianz Arena.
Ndërsa në Kamp Nou Barcelona me Messin në dyshim për tu aktivizuar do të kërkojë fitoren ndaj PSG dhe Ibrahimoviç që në takimin e treguan karakter të një skuadre kampione që me investimet e bëra kërkon të shkruaj historinë në Europë.
