Real Madrid shkarkon Rafa Benitez, vendin e tij e zë Zidane

Real Madrid shkarkon Rafa Benitez, vendin e tij e zë Zidane

Klubi spanjoll i Realit të Madridit ka vendosur të shkarkojë pas 7 muajsh drejtim trajnerin Rafael Benitez.

Trajneri spanjoll zhvilloi ndeshje jo shumë pozitive me skuadrën madrilène ku mund të përmendim dhe ndeshjen e fundit ndaj asaj me Valencian ku nuk arriti në më shumë se një barazim 2-2 ndërkohë që mund të rikuperonte pikë ndaj skuadrës rivale, Barcelona e cila kishte barazuar.

Klubi bën të ditur se zëvendësuesi i Benitezit është ish lojtari i skuadrës dhe ndihmës trajneri Zinedine Zidane.

Francezi Zizu ka qenë më përpara trajneri i skuadrës së të rinjve të Realit, Real Madrid Castilla.

EMISIONET