Rama: Vuçiç të kërkojë falje për gojështhururin Vulin, notë proteste ambasadorit serb

Rama: Vuçiç të kërkojë falje për

Beogradi zyrtar sulmoi kryeministri Edi Rama dhe e akuzoi për formimin e Shqipërisë se Madhe pas vendimit për t’i vendosur Kosovës në dispozicion portin e Durrësit.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Alekasandër Vulin përdori një deklaratë zyrtare gjuhë vulgare ndaj shqiptarëve.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se do thirret ambasadori serb për ti dhënë një notë proteste lidhur me deklaratat e Vulin.

Sot në konferencen për gazetarët Rama tha se pret ende ndjesën e Vuçiç

Unë vazhdoj të pres që presidenti i Serbisë të kërkojë në emër të Serbisë ndjesë për atë fatkeqësi natyrore.

E mirëkuptoj që mund të mos ketë fuqi mbi atë fatkeqësi  por atë fatkeqësi ta mbajë për vete dhe Serbinë.

Ndërkohë ministria e Jashtme ka vazhduar me procesin. Ambasadori i Serbisë është thirrur apo do thirret për ti bërë në notë verbale në dijeni se asnjë gojë e shthurrur në qeverinë e Serbisë nuk mund të lëndojë qeverinë e Shqipërisë apo figurën e  qeverisë apo kryeministrisë. Se për mua këto lloj fatkeqësisë natyrore më stimulojnë dellin.

Një fatkeqësi natyrore nga qeveria e Serbisë nuk e mbaj ta mbaj ai dhe të kërkojë ndjesë ."

Vendi Edi Rama Lajme Politikë aleksander vucic Aleksander Vulin

EMISIONET