Rama synon 88 mandate, Kryemadhi: Të marrë me mendjen e tij 188. Në matematikë jam içik më e mirë se ai

Rama synon 88 mandate, Kryemadhi: Të marrë me mendjen e tij 188.

E ftuar në RTV Ora, përballë gazetares Beti Njuma, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u pyet edhe mbi deklaratën e sotme të kryeministrit Edi Rama, i cili, në një dalje për mediat nga selia e PS, u shpreh se në zgjedhjet e 25 Prillit synon minimalisht 78 mandate dhe maksimalisht 88.

Sipas Kryemadhit, para se të futet në matematikë, ku pretendoi se është më e mirë se kryeministri, ajo e ftoi shefin e mazhorancës ti thotë shqiptarëve se çfarë u bë me premtimet e fushatave të shkuara.

Lexo: Lista e LSI-së: Kryemadhi kandidon në Tiranë, Elbasan e Fier. “Blindohet” Tirana Rama në Vlorë

Beti Njuma: Sot pasdite, kryeministri Rama, në cilësinë e kryetarit të PS, ka folur minimumi për 78 mandate, maksimumi 88. Nuk janë numra filxhanësh, thotë ai. Ju sa synoni?

Lexo edhe: Rama i qartë për 25 prillin: Objektivi bazë është 78 mandate, maksimal 88 mandate

Monika Kryemadhi: Po le të marrë 188 ai me mendjen e vet. Unë do dëshiroja të jepte përgjigje një herë ai i hapi apo jo 300 mijë vendet e punës që u premtoi shqiptarëve? A e uli çmimin e energjisë? A i uli taksat e shqiptarëve?  A ju rriti pagat? A krijoi vende të reja pune? A krijoi klimë biznesi? A solli investime të huaja? A u krijoi mundësi shqiptarëve për të investuar në Shqipëri?

Tu kthente përgjigje këtyre, që shqiptarët nuk i morën kurrë dhe pastaj të fillonte e të bënte llogaritë matematikore. Për një gjë të jemi të saktë dhe të qartë: përsa i përket matematikës jam içik më mirë se zoti Rama. Zoti Rama e ka mbyllur matematikën që në klasë të dytë.

Lexo edhe: Kryemadhi në RTV Ora: Ja pse kam zgjedhur të kandidoj në 3 qarqe

Intervistoi në studio Beti Njuma, përgatiti për web Aurel Rakipllari

Vendi Edi Rama Lajme rtv ora intervista monika kryemadhi Politikë zgjedhjet mandate beti njuma RTV Ora

EMISIONET